Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi që i njëjti ka kanosur taksistin duke e detyruar që ta vozis deri në fshatin Prekaz dhe duke u larguar pa paguar.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/