Gareth Bale ka pësuar një lëndim në nyjën e këmbës së djathtë, i cili pritet ta lërë atë për një kohë të gjatë larg fushave të gjelbra
Real Madrid mund të humbas për dy muaj e gjysmë uellsianin Gareth Bale, i cili u lëndua në ndeshjen kundër Sportingut në Ligën e Kampionëve.
Bale pas testeve është vërtetuar se ka zhvendos ashtin e këmbës së djathtë i njohur si ‘peroneal tendons’.
Sipas doktorit të njohur, Pedro Luis Ripoll, Gareth Bale duhet të operohet që të mos ketë probleme në të ardhmen, duke bërë që ai të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj e gjysmë.
Nëse uellsiani vendos të operohet, atëherë ai do të humb ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicion, përfshirë El Clasicon dhe Kupën e Botës për Klube. /Express/