Sport

​Kampioni mposhtët në shtëpi nga Besa, Drenica fiton kundër Lirisë

Feronikeli e ka nis edicionin e ri me humbje nga Besa, ndërsa Drenica ka fituar në shtëpi kundër Lirisë

Kampioni i Kosovës në futboll, Feronikeli ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Superligës, pasi është mposhtur në shtëpi nga Besa me rezultat 2:1.

Feronikeli ka kaluar e para në epërsi me golin e Behar Maliqit në minutën e 59’, i cili shënoi nga penalltia, por mysafirët nuk u dorëzuan.

Fillimisht barazuan rezultatin pas 6 minutave ma anë të Xhevdet Shabanit, i cili në minutën e 76’të shëno golin e dytë dhe të fitores.

Në ndeshjen tjetër Drenica ka mposhtur Lirinë me rezultat 2:1, me dy gola të shënuar nga Granit Arifaj, ndërsa golin e vetëm për Lirinë e shënoi Burim Sadiku.