Sport

​Kampioni e nisë me goleadë, Suarez shënon het trik (Video)

Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit në La Liga, duke e deklasuar Betisin me rezultat 6:2

Kampioni i Spanjës, Barcelona e ka nisur me goleadë mbrojtjen e titullit të La Ligas, ku në ndeshjen e parë shënoi fitore prej 6:2 kundër Betisit.

Luis Suarez ishte lojtari më i mirë i kësaj ndeshje me 3 gola të shënuar, i ndjekur nga Leo Messi me dy të tjerë.

Golin tjetër për skuadrën kataluanse e shënoi Arda Turan, ndërsa për Betisin të dy golat i shënoi Ruben Castro.

Barcelona kështu edhe edicionin e ri do ta nisë nga pozita e parë, ashtu sikurse e përfundoi atë të kaluarin.
https://www.youtube.com/watch?v=ns3jNAAbvtQ
https://www.youtube.com/watch?v=jmzHSAJzPuM
https://www.youtube.com/watch?v=34HsGfQOPqc