ShowBiz

​Jennifer Lawrence nuk fsheh ndjenjat (Foto)

Aktorja Jennifer Lawrence është një person që asnjëherë nuk ka turp për të shprehur atë se çfarë ndien, transmeton KosovaPress.

Ajo këtë na e ka përkujtuar kur tregoi gishtin e saj të mesëm gjatë një sesioni Q&A në Nju Jork.Daily Mail shkruan se aktorja 27-vjeçare ishte duke shikuar filmin Mother së bashku me dashnorin e saj Darren Aronofsky (48), në Muzeun e Arteve Moderne.

Lawrence me këtë rast i kishte treguar audiencës një storie se si ajo kishte pësuar një lëndim në diafragmë, shkruan People.

Sipas kësaj reviste, pas kësaj Aronofsky i kishte thënë asaj se “Është vetëm një film”. Kjo deklaratë e tij ka shtyrë Lawrence të tregojë gishtin e saj të mesëm. Aronofsky nuk ia ka parë për të madhe Lawrence për këtë gjest dhe ka nisur të qeshë.

the authorE B