Sport

​Ish futbollisti i Liverpoolit: Shaqiri në të njëjtin nivel me yjet tjerë të Premierligës

Joe Allen ka lavdëruar yllin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri

Ish mesfushori i Liverpoolit, tani futbollisti i Stoke Cityt, Joe Allen ka lavdëruar Xherdan Shaqirin, për të cilin ka thënë se është ën të njëjtin nivel me yjet tjerë në ligë.

Ai po ashtu e pranoi se kjo ishte edhe njëra nga arsyet pse ai vendosi që të transferohej në Stoke.

“Kam pasur mundësi të luaj në Liverpool, por të dy Arnautovic dhe Shaqiri janë lojtarë të atij niveli. Kur këta dy janë në momentin e tyre, janë po aq të rrezikshëm sa kushdo tjetër në ligë”, tha Allen.

“Kjo ishte edhe arsyeja pse zgjodha Stoke, pasi pashë se çfarë lojtarë kanë në skuadër”. /Express/