Qeveria e Irakut njoftoi të enjten se ekstremistët e Shtetit Islam rrëzuan një helikopter ushtarak të forcave irakiane mbi Mosul, me ç’rast kanë humbur jetën të dy anëtarët e ekuipazhit.
Ministria e Mbrojtjes së Irakut ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë operacionit për marrjen e këtij qyteti nga duart e Shtetit Islamik, transmeton AP.