Sport

​Interi pritet ta zyrtarizojë së shpejti lojtarin e Premierligës

Interi pritet ta zyrtarizojë së shpejti transferimin e mbrojtësit të Southamptonin, Cedric Soares, i cili veçse i ka kryer testet mjekësore në klubin italian.

Sipas Sky Sport Italia, Interi do t’i paguajë fillimisht 500 mijë euro për huazimin e portugezit deri në fund të këtij sezoni dhe pastaj do të mund ta blejë atë për 11 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari i kaloi me sukses testet mjekësore në kampin e Interit në Itali dhe tani priten të kompletohen edhe detajet e fundit të kontratës së tij, para se të zyrtarizohet transferimi.

Cedric luajti për katër vjet në Southampton dhe i bëri mbi 100 paraqitje në Premierligë me klubin e tij. Ai ishte gjithashtu fitues i Kampionatit Evropian në vitin 2016 me Portugalinë. Portugezi luajti në katër ndeshje të atij turneu, përfshirë këtu edhe finalen kundër Francës.

Mbrojtësi i krahut të djathtë e ka humbur vendin në formacionin e parë të Southamptonin që kur në pozitën e trajnerit u emërua Ralph Hasenhuttl. Më 2 janar ai e bëri paraqitjen e tij të parë si titullar në këtë sezon të Premierligës. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli