Sport

​Interi humb edhe një lojtar

Shtohen mungesat për trajnerin Stefano Pioli.

Pas dënimeve të shqiptuara nga Gjykata Sportive në Itali, për Mauro Icardin dhe Ivan Perisiç, të cilët janë dënuar me nga dy ndeshje, Interi merr një lajm tjetër të keq.

Bëhet fjalë për mesfushorin Marcelo Brozoviç i cili ka thyer gishtin e këmbës dhe do të mungojë për së paku dy javë.

Siç njofton klubi përmes një komunikate, Brozoviç nuk do të luajë përballë Empolit dhe Bolognas, ndërsa është në dyshim paraqitja e tij edhe në sfidën me Romën.