Sport

​Iniesta: I dërgova mesazh Lopeteguit kur u shkarkua

Ish-mesfushori legjendar e Barcelonës, Andres Iniesta, është duke e shijuar jetën në Japoni, por njëkohësisht është duke qëndruar i informuar me lajmet e fundit nga La Liga. Ai ka bërë të ditur se i kishte dërguar mesazh Julen Lopeteguit pasi u shkarkua nga pozita e trajnerit të Real Madridit.
Mesfushori ka një marrëdhënie të mirë me Lopeteguin, pasi që ky i fundit kishte qenë trajneri i tij në Kombëtaren e Spanjës dhe ka zbuluar se ai i kishte dërguar atij mesazh sapo e kishte marrë vesh se ishte shkarkuar nga puna, transmeton Gazeta Express.

“Kam një marrëdhënie të mirë me Lopeteguin. Ai gjithmonë ka pasur besim në mua”, ka thënë Iniesta, i cili këtë verë vendosi të largohej nga Barcelona dhe u transferua në klubin japonez, Vissel Kobe.

“Ai u sjellë shumë mirë me mua në Kombëtare dhe gjithmonë më bënte të ndihem i rëndësishëm. Ne nuk deshëm të ndodhte ajo që ndodhi në Kupën e Botës. Unë i dërgova atij një mesazh kur u shkarkua”.

Lopetegui u shkarkua nga pozita e trajnerit të Real Madridit një javë më parë, pas disfatës me rezultat 5-1 në El Clasico. Ai e humbi këtë punë pasi që nuk kishte arritur të siguronte rezultate të mira këtë sezon.

Në vend të tij, tani ka ardhur Santiago Solari, i cili kishte qenë trajner i Real Madrid Castillas. Ai u emërua në këtë pozitë për dy javë, para se bordi drejtues i klubit madrilen ta marrë vendimin përfundimtar për këtë pozitë. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli