Një 24 vjeçar është gjetur i vdekur në pus gjatë ditës së premte, në fshatin Siqevë të Komunës së Klinës.
Rasti nga drejtoria rajonale e Pejës po cilësohet si hetim i vdekjës. Kështu bën të ditur në një prononcim për Indeksonline, zëdhënësi rajonal i Pejës Xhevat Ibra.
Ibra ka dhënë për Indeksonline detajet se si ka ndodhur rasti. Inicialet e viktimës janë SH.R.
“ Është një rast që ka ndodh dje në fshatin Siqevë të Komunës së Klinës. Një person me inicialet Sh.R i lindur në vitin 92, është gjetur i mbytur në një pus në këtë fshat. Njësitë policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen. Ndërsa trupi është dërguar për obduksion. Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes nga drejtoria rajonale në pejë në bashkëpunim me Prokurorinë”, ka thënë për Indeksonline Ibra. /Indeksonline/