Ju mund të mendoni se havjari është vetëm një produkt i shtrenjtë për të pasurit dhe të famshmit, por a e dini se havjari ka përfitime shumë të mëdha të bukurisë?
Sipas dermatologes Michelle Henry, përfitimet vijnë nga ekstarktet e havjarit, përkatësisht nga vezët e kaprollit ose të llojeve të ndryshme të peshkut, të cilat përdoren për krijimin e tij.
Havjari ndoshta nuk është produkti më i lirë në treg, por rezultatet e tij janë të mrekullueshme.Cilat janë disa nga përfitimet? Efekti i parandalimit të rrudhave Havjari përmban antioksidantë që ndihmojnë lëkurën nga dëmtimet e rrezeve UVA dhe UVB, e që janë mjaft të rrezikshme, tregon dermatologia Henry. Havjari ndihmon në ruajtjen e kolagjenit dhe elastinës, dy komponentët kryesorë të lëkurës. Ai punon për mrekulli në reduktimin dhe mos shfaqjen e rrudhave. Lëkurë e butë dhe e shkëlqyer me ndihmën e këtij produkti “Ekstraktet e havjarit mund të jenë mjaft hidratuese”, shpjegon Henry.
“Havjari përmban elemente hidratuese të tilla si omega 3 dhe omega 6, të cilat janë të rëndësishme për kujdesin e lëkurës dhe ndihmojnë në heqjen e elementeve që pengojnë funksionimin normal të saj”, thotë ajo. Këta përbërës japin lagështi dhe lënë pas një shkëlqim të bukur, duke e bërë lëkurën të duket më rrezatues dhe rinore. Flokët e hidratuar dhe me shkëlqim “Ekstraktet e havjarit sigurojnë gjithashtu përfitime të mëdha kundër plakjes edhe për flokët tuaj”, tregon dermatologia. Përfitimet mbrojtëse ndaj rrezeve UV si dhe hidratimi ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së lëkurës dhe të flokëve gjithashtu.
Produktet që përmbajnë ekstrakte të havjarit, do të çojnë në hidratimin e lëkurës dhe në rritjen flokëve me shkëlqim që nga rrënja. Pra, mendoni një pamje me flokë të butë, të fortë dhe plot shkëlqim.