Sport

​Hasani tregon nëse djali i Thaçit ishte me KOK’un a me buxhet familjar

Besim Hasani insiston se djali i presidentit Hashim Thaçi, Endriti në Rio është me buxhet familjar.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka shpjeguar se djali i presidentit Hashim Thaçi nuk është në rio me buxhetin e KOK’ut.

Ai tha se Endritit ia ka mundësuar vetëm akreditimin, ndërsa në Rio është me buxhet familjar dhe tifoz i rëndomtë

“Presidenti është dashur të jetë këtu dhe Presidenti ka pasur të drejtë t’i caktoj edhe 3 persona tjerë. Dhe këtu nuk përfshihet në këtë listë djali i tij sepse ai ka ardhur me buxhetin familjar, e them me kompetencë të plotë sepse gjithçka ka shkuar përmes meje”, tha Hasani për Koha.

“Akreditim kanë pasur të gjithë dhe ka qenë lehtësim për hyrje, lehtësim i vetëm nga akreditimi ka qenë që të mos shkoj deri në Shqipëri me marrë vizën. Ka qenë shikues i rëndomtë”.