Aktuale

​Han anulon takimin me Menduh Thaçin

Takimi i paraparë i eurokomesarit Han me kreun e PDSH-së Menduh Thaçi është anuluar.

Nga PDSH konfirmojnë se takimi është anuluar me kërkesë të z. Han për shkak të agjendës së ngjeshur.

“Edhe pse takimi me Kryetarin e PDSH-se me Komisionarin Han ishte paraprakisht i konfirmuar, por për shkak te agjendës se Komisionarit, si dhe për shkak se PDSH nuk është pjesë e problemit nga ana e BE-se u kërkua që mundësisht takimi mos të zhvillohet këtë radhë! Kryetari Thaçi me mirëkuptim pranoi kërkesën dhe dha mbështetje të plotë përpjekjeve të BE-së për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni!” – thuhet në sqarimin e PDSH-së.

the authorE B