Aktuale

​Hajni lëndohet rënd pasi kërcen nga kati i katërt

Dy të dyshuar në Prizren kanë hyrë me qëllim për të vjedhur në një banesë pronë e ankuesit. Të dyshuarit pasi kanë vërejtur se është kthyer pronari, njëri nga ta duke tentuar për të ikur ka kërcyer nga kati i IV i banesës, me ç’ rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./KosovaPress/

the authorE B