Pep Guardiola e ka filluar betejën verbale me Jose Mourinhon
Trajneri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka nisur betejën verbale me rivalin Manchester United dhe me trajnerin e saj Jose Mourinho.
Ai duke folur për Cityn, tha se ata ende nuk janë në Ligën e Kampionëve, por në anën tjetër përmendi edhe Unitedin që luan në Europa League.
“Ne ende nuk e kemi të sigurt kualifikimin në Ligëne Kampionëve. Këtë duhet ta bëj të qartë. Megjithatë situata momentale e Cityt është më e mirë se e United, të cilët luajnë në Europa League”, tha Guardiola gjatë prezantimit të tij.