Sport

​Griezmann e pranon: S’iu bashkova Barçës sepse s’dua të jem nën hijen e Messit

E ardhmja e Antoine Griezmannit ishte një nga temat më të përfolura edhe gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti, dhe tani francezi e ka pranuar se frika e të mbeturit nën hijen e Lionel Messi ishte një nga faktorët pse ai e refuzoi mundësinë e transferimit në Barcelonë.

Sulmuesi i Atletico Madridit kishte qenë shumë afër transferimit në Barcelona gjatë verës, mirëpo në fund kishte vendosur të mos largohej nga klubi i tij, vendim ky të cilin e kishte bërë të ditur përmes një dokumentari të shkurtër që e kishte publikuar, transmeton Gazeta Express.

“A u ndikova nga fakti se do të luaja për Messin ashtu siç bënte Neymari apo tani Coutinho dhe Suarezi? Po, ndoshta u ndikova në mënyrë të pavetëdijshme, por dua të them se edhe bashkëlojtarët e mi dhe njerëzit në klub bënë gjithçka që unë të qëndroja”, ka thënë Griezmann.

“Ata erdhën në shtëpinë time, ma rritën pagën dhe e kishin bërë një projekt interesant sportiv. Ata bënë gjithçka . Unë e di se mund të ndihmojë për ngritjen e këtij klubi dhe klubi mund të më ndihmojë mua të rritem”.

Griezmanni ka bërë të ditur se trajneri Diego Simeone kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe i kishte ndihmuar të qetësohet pasi ai ishte fishkëllyer nga tifozët e klubit, që mendonin se ai do të transferonte në Barcelonë. /Gazeta Express/

the authorBurbuqe Metolli