Pritja për përfaqësuesen e futbollit ka kulmuar me festimet në “Fan Zone” tek sheshi “Nënë Tereza”.
Ata u pritën mes duartrokitjeve, fishekzjarrëve, ndërsa luhej kënga “Xhamadani vija-vija”.
Dhjetëra tifozë ishin mbledhur në shesh për të festuar me djemtë e kombëtares.
Në festime nuk mungoi dhe himni kombëtar, të cilit iu bashkua në ekzekutimin e tij edhe trajneri De Biasi.
Lojtarët e kombëtares nuk kursyen dhe fotot dhe autografet për tifozët e tyre që i kanë mbështetur në këtë aventurë të bukur të Euro 2016.
Tags:kuqezi