Sport

​Finlanda i ndalon simbolet e Kosovës

Finlanda nuk do të lejojë simbolet e Kosovës në pjesën tjera të stadiumit, por vetëm në pjesën ku zyrtarisht do të jenë tifozët kosovar

Kosova me 5 shtator do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Finlandës, që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Por, Federata e Futbollit të Finlandës ka një lajm të keq për tifozët kosovarë, të cilët kanë blerë një numër të madh të biletave për këtë ndeshje.

Ata nuk do të lejojnë që simbolet e Kosovës të hyjnë në stadium, përveç në zonën ku janë të vendosur tifozët e Kosovës.

Krejt kjo është bërë për t’i ikur ndonjë incidenti në mes të tifozëve.