Aktuale

​Familja kërkon 80 vjeçarin e humbur në Banjë të Kllokotit

Një 80 vjeçar nga Prishtina është raportuar i humbur në Banjë të Kllokotit, mëngjesin e sotëm.

Familja e Hazir K., kanë treguar për Gazetën Express se plaku 80 vjeç, me sëmundje që i shkaktojë telashe me harresë, ka dalë nga qendra mjekësore rehabilituese, të enjten rreth orës 10:00, dhe nuk është kthyer më.

Sipas vajzës të Hazir K., për rastin është njoftuar edhe policia, derisa apelon për ndihmë në gjetjen e 80 vjeçarit të humbur. /GazetaExpress/.

the authorE B