Rajon & Botë

​Është ndjerë tërmet në Prilep, epiqendra në Greqi

Tërmet është ndjerë në mëngjesin e sotëm në orën 7:39 minuta në Prilep të Maqedonisë, me një intensitet mes tre dhe katër ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Greqi 110 kilometra nga Shkupi, me intensitet prej 3,9 ballë sipas Shkallës së Rihterit, kumtoi Observatori Sizmilogjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup.

Tërmet dje është regjistruar në Dibër, Tetovë, Gostivar, Shkup dhe rrethinë, ishte me epiqendër në Shqipëri në rajonin kufitar Dibër-Peshkopi, ndërsa me intensitet prej 4,8 ballë sipas Rihterit.

the authorE B