Chelsea dhe Manchester City janë duke u interesuar sërish për Leonardo Bonuccin.
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte dhe ai i Manchester Cityt, Pep Guardiola duan të përforcojnë skuadrën e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.
Të dy këta trajnerë e duan një lojtarë, mbrojtësin fantastik të Juventusit, Leonardo Bonucci.
Metro shkruan se, të dy skuadrat janë të gatshme që të ofrojnë nga 57 milionë euro për italianin, i cili cilësohet si një nga më të mirët në botë.
Problem mbetet vetëm dëshira e lojtarit, i cili shumë herë e ka bërë të qartë se është i lumtur dhe dëshiron të luaj në Juventus.