Sport

​Dodik kërkon kushtetutë për fillimin e ndarjes së Republikës Serbe

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik tha sot se Republika Serbe vitin e ardhshëm duhet të fillojë procesin e hartimit të kushtetutës së re, për të cilën tha se “nuk do të jetë ndarëse, por do t’ia mundësojë Republikës Serbe të merret me çështjen e shkëputjes”.

Dodik gjatë një takimi shkencor në Fakultetin Juridik në Banja Llukë, tha se kushtetuta e tanishme nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve./KosovaPress/