Deputetët, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Bujqësi Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor kërkoi që me urgjencë të mbahet një debat parlamentar për Haden.
Deputeti nga LDK Adem Salihaj theksoi se protestat e banorëve nuk do të kenë efektin e saj serioz ngase nuk janë pritur në takim nga ministri i Mjedisit ditë më parë.
Kostoja e zhvendosjes së banorëve të Hades, sipas Salihajt, është rreth 38 milionë euro. Ai shtoi se edhe Ligji për Shpronësime e zgjidhë problemin me banorët.
Deputeti Shaip Muja tha se është konkludim i përgjithshëm se në fshatin Hade nuk ka jetë dhe kushte për banim, sipas tij, edhe komuna e Obiliqit nuk ka plane dhe infrastrukturë për këtë fshat si për ujë rrymë. Muja tha se banorët e kësaj zone janë të mashtruar.
Ndërsa, deputetja nga AAK Time Kadrijaj tha se Qeveria për momentin nuk ka vullnet për zgjidhjen e problemit të Hades, mirëpo ajo kërkoi nga Qeveria që t’iu bëjë zgjidhje banorëve të Hades ngase atje nuk ka jetë për banim.