Sport

​De Laurentiis shpërthen kundër Higuainit

Aurelio de Laurentiis ka thënë se Gonzalo Higuain e ka tradhtuar Napolin për Juventusin

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis ka shpërthyer në kritika kundër sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain.

Ai tha se Higuain ka hedhur poshtë tre vite në Napoli dhe e ka tradhtuar skuadrën për transferimin në Juventus.

“Njerëzit mendojnë se është e ekzagjeruar të flasësh për tradhti, por unë e mendoj të kundërtën. Unë mendoj se ka qenë krejt një tradhti”, tha De Laurentiis për Corriere dello Sport.

“E vërtetë, ka pasur një klauzolë dhe gjitha ishte korrekte, por ai nuk tregoi respekt. Ne e kuptojmë se ka qenë e vështirë për t’i ofruar kontratë të re, por nuk kemi menduar se aq thjeshtë ai do të harronte tre vite në Napoli”.

Gonzalo Higuain dje kompletoi transferimin nga Napoli në Juventus për 94 milionë euro.