Frank de Boer ka thënë se Barcelona duhet ta transferojë Christian Eriksenin
Ish trajneri i Ajaxit dhe Interit, Frank de Boer beson se mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen do të ishte perfekt për Barcelonën.
Ai tha se Eriksen i ka të gjitha ato që i kanë lojtarët aktual të skuadrës katalunase.
“Eriksen do të ketë karrierë të jashtëzakonshme. Fillimisht në Ajax, pastaj në Tottenham dhe në nivelet më të larta”, tha fillimisht De Boer për Ekstra Bladet.
“mendoj se ai është gati për një nivel më të lartë. Ai i ka të gjitha ato që duhet t’i ketë një lojtar. Ai ka vizion të mirë, punon shumë dhe mund të luaj me dy këmbët”. /Express/