Sport

​Çmendën kinezët, 60 milionë euro në vit për Rooneyn

Manchester Unitedi duket se verën që vjen do të mbetet pa kapitenin legjendar, Wayn Rooneyn.

Sulmuesi anglez kërkohet më ngulm nga Kina. Mediat britanike shkruajnë se klubet kineze insistojnë ta blejnë Rooneyn, dhe janë të gatshme t’ia ofrojnë një super ofertë për lojtarin, transmeton KosovaPress.

Për ta transferuar reprezentuesin e ‘Tre Luanëve’ në Kinë, tri kompani kineze janë të gatshme të investojnë në transferimin e Rooneyt.

Siç raportohet kinezët janë gati t’ia ofrojnë sulmuesit anglez hiq më pak se 60 milionë euro në vit, shifër kjo që vështirë të refuzohet. /KosovaPress/