Sport

​Bunjaki: Pas Kampionatit Botëror nuk do të jem më te Kosova

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, në konferencën që ka mbajtur sonte në Shkodër, një ditë para takimit me Finlandën ka thënë se pas Kampionatit Botëror nuk do të jem më te Kosova.

Ai ka thënë se ka kontratë me FFK-në për dy vite me mundësi vazhdimi edhe dy vite të tjera.

“Kam kontratë me FFK-në 2+2. Do të bisedojmë pas përfundimit të këtyre eliminatoreve.Një është e sigurt pas Kampionatit Botëror nuk do të jem më te Kosova. Pas Finlandës do të jenë edhe dy ndeshje, ky do të jetë maksimumi.Do të jem i hapur për bisedime me FFK-në dhe të shohim për ndonjë punë tjetër. Unë do të jem në shërbim të FFK-së.Kontrata ime është e vlefshme deri më 21 qershor 2018”, ka thënë Bunjaki.

Ai ka shtuar se a do të largohem nesër, pas një muaji, apo pas një viti, ende nuk e di, “unë nuk do ta vazhdoj kontratën”.

“Vendimi për tu larguar është vendim i imi. Federata duhet të ketë hapësirë për ndryshime”, ka thënë Bunjaki.

Kosova dhe Finlanda ndeshen nesër në “Loro Boriçi”, të Shkodrës.

Kosova të vetmin barazim në garat për kualifikim në Kampionatin Botëror e ka nxjerr ndaj Finlandës, 1-1, ndërsa është e fundit në grup./KosovaPress/