ShowBiz

​Bleona Qereti në film përkrah Nicolas Cage

Bleona Qereti ka arritur të realizoj edhe një ëndërr të saj, duke bashkëpunuar me një ndër aktorët më të njohur botëror, Nicolas Cage.

Jemi mësuar ta shohim si këngëtare apo modele, ndërkohë që kësaj radhe si duket do ta shohim edhe si aktore, shkruan KosovaPress.

Bleona Qerreti në foton e publikuar në llogarinë personale në Instagram, me aktorin e njohur, ka shkruar : “Çfarë nderi i madh dhe një ëndërr e shndërruar në realitet të punosh në një film me një ndër aktorët më të mirë të kohës sonë, Nicolas Cage, një eksperiencë surreale”, ka thënë ajo ndër të tjera.

Bleona Qereti ka tentuar shumë herë që të depërtoj në skenën e muzikës ndërkombtare dhe të jetë shumë e sukseshshme, por këngët dhe paraqitjet e saj nuk kanë pasur impakt shumë të madh, madje ndonjëherë edhe janë komentuar negativisht.

Kësaj radhe shpresojmë që Bleona vërtetë t’ia arrijë qëllimit.

Këngëtarja ka publikuar linkun në IMDB, që tashmë është aktiv.

the authorE B