Sport

​‘Balotelli është vite drite larg Topit të Artë’

Fabrizio Ravanelli ka thënë se Mario Balotelli nuk është as afër Topit të Artë

 

Ish sulmuesi italian, Fabrizio Ravanelli ka thënë se sulmuesi i Nice, Mario Balotelli është vite drite larg Topit të Artë.

Balotelli kishte thënë se nëse punon fortë, atëherë brenda dy ose tre viteve mund të rivalizojë për çmimin e lojtarit më të mirë në botë.

“Ronaldo, Messi dhe Ibrahimovic janë për momentin të parët, jo vetëm për talentin që u ka dhënë Zoti, por edhe për punën që bëjnë çdo ditë”, tha Ravanelli për Omnisport.

“Të jesh Balotelli nuk është e mjaftueshme për të fituar Topin e Artë. Për momentin ai është vite drite larg që të fitojë këtë trogfe”.