Synaj Keçi ka thënë se ai ka nevojë për lojtarë që janë të gatshëm për të luajtur e jo për trajnerin Emin Bajrami
Trajneri 43 vjeçar Emin Bajrami, ka njoftuar se dëshiron t’i kthehet futbollit për të ndihmuar skuadrën e Hajvalisë që të mbetet në Superligën e Kosovës në futboll.
Por, këto deklarata nuk i merr shumë seriozisht trajneri i ekipit të Hajvalisë, Synaj Keçi, i cili thotë se këto deklarata janë për të treguar dashurinë e tij ndaj skuadrës, pasi është edhe nga Hajvalia.
Ai insiston se Hajvalia ka nevojë për lojtarë të gatshëm, e jo për Bajramin, i cili tashmë është 43 vjeçar.
“Bajrmi dëshiron të tregojë se është gati të bëjë gjithçka për të ndihmuar skuadrën, pasi është edhe nga Hajvalia. Por, unë kam nevojë për lojtarë të cilët janë të gatshëm për të luajtur menjëherë”, tha Keçi për Gazeta Express.