Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se nga Borussia Dortmund do të largohej vetëm për Real Madridin
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang ka thënë se është i lumtur te skuadra e tij dhe se nuk e ka ndërmend të largohet.
Por, ai gjatë një interviste për ZDF e ka pranuar se vetëm Real Madrid mund ta largojë nga Dortmundi.
“E vetmja skuadër për të cilën do ta leja Dortmundin është Real Madrid”, ka thënë shkurt Aubameyang për ZDF.
Tags:Aubameyang