Arsenal ka hyrë në garë për mbrojtësin e Interit, Jeison Murillo
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mund të mbetet pa qendërmbrojtësin francez, Laurent Koscielny, i cili po kërkohet nga Bayern Munich.
Por, francezi tashmë ka filluar të mendojë zëvendësuesin e tij dhe e ka atë të gatshëm nëse largohet Koscileny, shkruan Mundo Deportivo.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Interit, kolumbianin Jaison Murillo, i cili ka kaluar një edicion shumë të mirë në Giuseppe Meazza.
Për Murillon po ashtu interesim kanë shprehur edhe disa skuadra tjera, ndër to edhe Zenit.