Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti nuk i ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policor duke refuzuar prezantimin e dokumenteve të automjetit dhe druve.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ai është i dyshuar për prerjen ilegale të pyjeve dhe kërcënim ndaj personit zyrtar.Një person tjetër është arrestuar në Kamenicë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor në kryerje të detyrës.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./KosovaPress/