Anglia do të luaj miqësore kundër Spanjës me 15 nëntor.
Anglia dhe Spanja kanë zyrtarizuar miqësoren e radhës ndërmjet tyre, e cila do të zhvillohet me 15 nëntor në Wembley.
Takimi i nëntorit do të jetë i 25-ti mes këtyre dy Kombëtareve, ku 12 i ka fituar Anglia, 9 Spanja, ndërsa 3 kanë përfunduar baras.
Por, Spanja ka fituar katër nga pesë ballafaqimet e fundit.