Isco kërkon që të largohet nga Real Madridi në verë.
Mesfushori spanjoll nuk është i kënaqur me hapësirat që ka në skuadrën e Realit dhe dëshiron të gjejë një ekip ku mund të luajë më shumë.
Jordi Alba që ka luajtur me Iscon te Valencia e fton atë që t’i bashkohet rivalit të përjetshëm të Realit, skuadrës së Barcelonës.
“Të gjithë lojtarët e mirë janë të mirëseardhur këtu”, ka thënë Alba.
“E çmoj shumë Iscon. Njihemi mirë prej kohës kur kemi luajtur te Valencia së bashku dhe e di se çfarë kualitete posedon ai. Për të tjerat, do të tregojë vetë koha”, a përfunduar mbrojtësi spanjoll.
Në gjithë historinë e dy klubeve më të mëdha spanjolle vetëm dy futbollistë i janë bashkuar Barcelonës pasi që kanë luajtur më parë me Real Madridin dhe një ndër ta është edhe trajneri aktual i katalanasve Luis Enrique.