ShowBiz

​Aktori britanik merr nënshtetësinë italiane për shkak të Brexit

Colin Firth, ylli i filmit ‘Mamma Mia’, ka marrë nënshtetësinë italiane, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Italisë.

Aktori i njohur është i martuar me bashkëshorten italiane dhe ka shprehur dashuri ndaj vendit tonë, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Firth (57) ka kundërshtuar hapur planet britanike për Brexit dhe publikisht deklaroi në maj se do të kërkojë nënshtetësinë italiane, transmeton KosovaPress.

Tash për tash është e panjohur nëse ai do të mbajë dy nënshtetësi, ose do të heqë dorë nga pasaporta britanike.

the authorE B