Sport

​“Aguero është sulmuesi më i mirë në histori të Premierligës”

Sulmuesi argjnetinas, Sergio Aguero shtë sulmuesi më i mirë i huaj në histori të Premierligës

Sipas mesfushorit anglez, Shaun Wright-Phillips beson se Sergio Aguero është sulmuesi më i mirë në histori të Premierligës.

Ai thotë se nëse Aguero është i shëndetshëm, atëherë ai mund të shënojë lehtësisht 30 gola dhe të ndihmojë Cityn të fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.

“Definitivisht ka një argument që Aguero është sulmuesi më i mirë në histori të Premierligës”, ka thënë Shaun Wright-Phillips për 888sport.

“Nëse ai nuk është i lënduar, atëherë ai do të ndihmojë Cityn të fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve. Ai është finalizues i jashtëzakonshëm dhe lehtësisht mund të shënojë 30 gola”. /Express/