Sport

​35 milionë euro në vit për Messin

Leo Messi dhe Barcelona do të vazhdojnë së bashku.

E përditshmja spanjolle AS shkruan se, Barcelona dhe Leo Messi janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2018, por në javët e ardhshme do të arrihet marrëveshja për zgjatjen e saj.

Me kontratën e re argjentinasi pritet të përfitojë nga 35 milionë euro, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar në botë. /Express/