Rajon & Botë

​14 të vdekur dhe 37 të zhdukur pas përmbytjeve në Iran

Të paktën 14 persona humbn jetën dhe 37 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të provokuara nga shirat e rrëmbyer që përfshinë që nga e premtja pasdite veriperëndimin e Iranit, njoftoi agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA dhe televizioni shtetëror IRIB.

“Deri tani janë gjetur trupat e 12 personave, tri gra dhe nëntë burra”, deklaroi prekfekti i Ajabshir për IRNA-n.

Sipas televizionit shtetëror IRIB, dy persona të tjerë kanë vdekur në lokalitetin Azarshahr.

Ndërkohë, 37 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ky bilanc mund të rritet për shkak të reshjeve që vazhdojnë të bien.

the authorE B