Sport

​ Portugali tregoi klasë, befason Bullgaria

ë derbin e sotëm që është zhvilluar mes Portugalisë dhe Hungarisë, e vlefshme për kualifikim në Botërorin “Rusia 2018”, Portugalia ka treguar lojë shumë të mirë, duke mposhtur hungarezët 3-0.

Golat i realizuan Silva (32’) dhe Ronaldo (36’, 65’) . Me këtë fitore Portugalia radhitet e dyta në Grupin B, me 3 pikë më pagë se Zvicra, e cila është liderë e grupit me 15 pikë.

Portugezët, gjatë tërë lojës ishin dominues në lojë, duke treguar një kualitet të vërtetë, ndërsa në natën e tij të mirë ishte edhe Ronaldo.

Ndërsa befasia e natës është humbja e Holandës ndaj Bullgarisë, me rezultat 2-0. Që të dy golat i shënoi në pjesën e parë nga Delev (5’, 20’). Po ashtu, në Grupin A, edhe Franca ka shënuar fitore kundër Luksemburgut 1-3.  Golat i shënuan Giroud (28’, 77’), Grizmann (37’). Për bullgarët shënoi vendasit shënoi Joachim (34’). Në këtë grup kryeson Franca me 13 pikë, e ndjekur nga Suedia me tre pikë më pak, transmeton KosovaPress.

Në Grupin H, Belgjika – Greqia i ndanë pikët, 1-1. Gjatë këtij takimi, Greqia mori dy kartonë të kuq, duke mbetur në fushë me 9 lojtarë. Në këtë grup kryeson Belgjika me 13 pikë, e ndjekur nga Greqia me 2 pikë më pak.

Në ora 18:00 janë zhvilluar këto takime:

Grupi A:

Suedi – Bjellorusi 4-0

Grupi B:

Zvicër – Letoni 1-0

Andorra – Ishujt Faore 0-0

Grupi H:

Bosnje e Hercegovinë – Gjibeltar 5-0

Qipro – Estoni 0-0.