Rreth 50 mijë pensionistë llogaritet që janë plaqkitur nga Serbia. Fondi Pensional i Kosovës ende mbetEt i kindapuar nga Serbia që nga pas lufta,e që llogaritën që janë rreth 2 milardë euro. Këto para të pensionistëve nga Kosova ende nuk janë kthyer nga Serbia, pasi që kjo çështje ende nuk është futur në agjendën e dialogut në Bruksel.
Ekspert të çështjeve ekonomike, vlerësojnë se Qeveria duhet t’i bëjë trysni Serbisë që ti kthej këto mjete të pensionsitëve kosovar që kanë punuar atëherë në Ish Jugosllavi dhe që kjo e drejtë e garanton edhe Gjykata e Strasburgut.
Mustafë Kadriaj, ekspert i këtyre çështjeve për Indeksonline tha se Qeveria të kërkojë sa më parë nga Serbia që të kryjë këtë obligim.
“Kjo është një e drejtë elementare e garantuar edhe me konventa ndërkombëtare. Pensionistëve të Kosovës është duke ju bërë e padrejtë. Është shumë emergjente që Serbia të kryjë këtë obligim, sepse Serbia vetëm po fiton kohë ndërsa çdo ditë vonese potencialisht, zvogëlohet numri i pensionistëve për shkak të moshës së shtyer dhe ata mund të mos e gëzojnë këtë të drejtë, që i ka 18 vitë nga çlirimi i Serbisë” ka thënë Kadriaj.
Kthimi i fondit të pensionistëve do të kishte ndikim në mirëqenien e pensionistëve, por edhe në zhvillimin ekonomik në përgjithësi.
Lulzim Beqiri, njohës i çështjeve ekonomike, ka deklaruar për Indeksonline se miliarda euro të pensionistëve kosovar duhet të kthehet në Kosovë, nëse jo, atëherë Kosova ta padisë Serbinë në gjykata ndërkombëtare.
“Nëse ka trysni dhe Serbia e rikthen në Kosovë fondin pensional, ky fond do të kishte shumë efekt pozitiv sa i përket mirëqenies së jetës së qytetarëve, konkretisht në këtë rast pensionistëve. Serbia duhet të paguajë dëmshpërblim për shfrytëzimin e padrejtë të atyre mjeteve duke i kthyer këto mjete në llogari të pensionistëve dhe duke kërkuar falje publike duke paguar dëmshpërblimin dhe vetëm atëherë Kosova nuk kishte pas nevojë ta padisë në gjykatat ndërkombëtare” ka thënë Beqiri.
I pyetur Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi lidhur me këtë çështje, ai është deklaruar se dikasteri që ai drejton e ka ngritur si teme në Qeveri, por që kryenegociatorja Edita Tahiri ende nuk e ka futur si temë në dialog.
E pyetur kjo e fundit pse ende nuk është diskutuar dhe kur do të mund të dialogohet me palën serbe lidhur më këtë ajo nuk ka kthyer përgjigje.