Ndonëse ishte konfirmuar ndarja mes reperit të Babastars, Majk dhe modeles Majlinda Zeka, ata shumë shpejtë pritet të bëhen prindër.
Si duket çifti i ka lënë anash mosmarrëveshjet dhe kanë vendosur të bashkohen pak para lindjes së fëmijës.
Në fotografitë më poshtë mund ta shihni se si Majku dhe Majlinda po i kalojnë bashkë ditët fundit të shtatzënisë së Majlindës.
Fotografitë janë shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë reperi.