Projekti më i ri i Era Istrefit në bashkëpunim me French Montana është mirëpritur bukur mirë në publik.
“No I Love Yous”, veçse ka kaluar 2 milionëshin me klikime në kanalin zyrtar Youtube, shkruan Indeksonline.
Era po arrinë të ketë vëmendjen e të gjithëve, dhe jo rastësisht është bërë e famshme edhe në vendet më të largëta në botë.
Ajo është kaq unike si me potencën e saj vokale e hiç më pak edhe paraqitjet e saj artistike. /Indeksonline/