ShowBiz

​ Ed Sheeran është paditur për plagjatiurë, i kërkojnë 100 milionë dollarë

Një firmë e ka paditur këngëtarin e famshëm britanik duke thënë se kënga “Thinking out Loud” është kopje e “Let`s get it on” e Marvin Gaye.
Kënga “Thinking Out Loud” e Ed Sheeran është në qendër të vëmendjes.

Këngëtari britanik është duke u akuzuar që e ka vjedhur këngën “Let`s get it on” të Marvin Gaye.

Ed Sheeran njihet si një prej kompozitorëve më të mirë në botë aktualisht.

Kënga e Gaye ka qenë e shkruar nga një kompozitor me emrin Edward Townsead në vitin 1973. Kur Townsead ka vdekur, firma i ka blerë një pjesë të drejtave të autorit./GazetaExpress/

the authorE B