Sport

​ E thotë agjenti: Vidal mund të transferohet te Milani

Aleix Vidal do të largohet nga Barcelona në muajin janar.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është lënë jashtë ekipit nga Luis Enrique dhe e ardhmja e tij me Barcelonën po shkon drejt fundit.

Për ish-futbollistin e Sevillas janë duke u interesuar shumë skuadra dhe sipas agjentit të lojtarit, Graziano Battistini, ai mund të transferohet te Milani, transmeton KosovaPress.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë Battistini për Estadio Deportivo.

“Shumë skuadra janë duke u interesuar për Aleix, por ende nuk kemi vendosur se ku do të shkojë. Milani? Ata janë një prej ekipeve që e duan lojtarin, por mbetet të shihet se çka do të ndodhë deri atëherë”.

Për Vidal ka shfaqur interesim edhe ekipi i La Ligës, Valencia.