Pas Real Madridit edhe Atletico Madrid ka shënuar fitore bindëse, duke e mposhtur Malagan 4 – 2.
Golat për madrilenët i shënuan Yannick Ferreira-Carrasco (7’), Kevin Gameiro (25’), Kevin Gameiro (44’) dhe Yannick Ferreira-Carrasco (87’), kurse për Malagan shënuan Sandro Ramirez (31’) dhe Ignacio Camacho (64’).
Në dy takimet tjera që janë zhvilluar në LaLiga, Real Madrid ka mposhtur Alaven, 4 – 1, ndërsa Sporting Gijon dhe Sevilla, 1 – 1.
Real Madrid gjendet në pozitën e parë me 24 pikë, i ndjekur nga Atletico Madrid me 21 pikë, aq sa ka edhe Sevilla në pozitën e tretë, kurse Barcelona është në pozitën e katërt me 19 pikë, por që ka një takim më pak, transmeton KosovaPress.