Sport

​ Atleti shqiptar Izmir Smajli, kampion evropian

Atleti shqiptar Izmir Smajli ka triumfuar në Beograd, duke u shpallur kampion Evrope, në disiplinën kërcim së gjati.

Smajli në hedhjen e parë kërceu 7,81 metra, megjithatë e rregulloi gjithçka me hedhjen e dytë, ku realizoi gjatësinë 8,08 metra, një rekord i ri kombëtar, duke thyer atë që kishte vendosur vetëm pak ditë më parë.

Kampionati Evropian i sallave të mbyllura është duke u zhvilluar në Beograd. Ndërkohë, atletja Luiza Gega u rendit në vendin e pestë në garën e 1500 metrave./KosovaPress/