Vokalisti legjendar, Jon Hendricks, është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare.
Stili unik i këngëtarit e ndihmoi që të ngjitej në majat e muzikës botërore dhe shpesh cilësohej si “poet laureat i xhazit”.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar vajza e tij Aria për gazetën “The New York Times”.
Ai njihej gjatë viteve të ’50-ta si pjesë e treshes së famshme Lambert, Hendrick dhe Ross.
Suksesin më të madh e kishte në karrierën solo kur më së miri shfaqi mjeshtërinë e stilit të vokalit.
Ai ishte i njohur për krijimin e vargjeve “aty për aty” të instrumentaleve shumë të njohura, përfshirë ato të “Count Basie Orchestra” dhe “Horace Silver Quintet”. /KP/