Arsim & Kulturë

​​“Liqeni i mjelmave” i Çajkovskit sukses në Pallatin e Kongreseve

Baleti i famshëm klasik i Çajkovskit “Liqeni i Mjelmave”, që shtegton në kohë duke u zhvendosur në Amerikën e viteve 40-50, u ngjit mbrëmjen e djeshme në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.

Me një rekuizite domethënëse që e vë në krye artin, ky balet u soll në skenë nga Trupa e Baletit dhe orkestra simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Në koreografinë e Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos baleti ekuilibron mes klasicizmit të veprës dhe frymës së re konceptuar nga koreografët që tenton t’i japë një frymë më moderne veprës edhe pse mjelma ndryshe nga vepra origjinale nuk vdes.

“Mendova ta sjell në një formë amerikanae pa luajtur asgjë edhe nga klasikja. Ndryshimi i vetëm janë, epoka, është stili që është shumë i veçantë i cili përfaqëson amerikën e atyre viteve e më pas e bukura është që përshtatet e tëra në muzikën klasike të Çajkovskit”, është shprehur Enada Hoxha.

Ndërsa muzika e mrekullueshme e Çajkovskit erdhi nën drejtimin e Ricardo Casero, i cili me artistët shqiptarë bashkëpunon për herë të dytë, pasi ka drejtuar me sukses baletin Arrëthyesi.l

“Mendoj se orkestra dhe teatri në përgjithësi bëjnë një produksion shumë tërheqës për publikun dhe me një cilësi të jashtëzakonshme”, ka thënë Ricardo Casero.

Me kostumet e Ardi Asllanit, skenografinë e Bashkim Zahaj , dirigjentëw Ricardo Casero dhe Edmond Doko, koncermaestër Enida Llozi,dhe në interpretimin e balerinëve Ervis Nallbani, Ledia Sulaj, Enada dhe Gerd Vaso, Krist Dalipi dhe Adela Muçollari artdashësit shijuan një Liqen Mjelmash ndryshe.

Baleti “Liqeni i Mjelmave do të shfaqet edhe në 15 dhe 16 prill.

“Liqeni i Mjellmave” u dha për herë të parë premierë më 29 maj 2004 edhe në skenën tonë, duke udhëtuar nga Rusia në Shqipëri dhe duke përcjellë emocionet e një prej pjesëve të triologjisë Çajkovskiane. Një bashkëproduksion me balerinë bullgarë (Dilyana Nikiforova, Yasen Valchanov), dekor të ardhur nga Teatri Operas në Romë, me artistë shqiptarë në skenë, vënë në skenë nga koreografi “Artisti i Popullit” Agron Aliaj dhe dirigjentët Boris Spassov dhe Edmond Doko. Çajkovski ishte një kompozitor i madh rus i erës romantike si edhe dirigjent dhe pedagog.

Muzika e tij njihet dhe pëlqehet për karakterin e theksuar rus si edhe për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Veprat e tij kanë një frymëzim më perëndimor se bashkëkohësit e tij, ato mishërojnë elemente ndërkombëtare të gërshetuar me meloditë popullore kombëtare.liqeni i mjelmave tob (4)

Çajkovski jetoi dhe krijoi në të njëjtën periudhë kur jetuan dhe krijuan veprat e tyre “Grupi i të pestëve”, por orientimi ideo-estetik i këtij kompozitori dallohet nga programi ideor i “Grupit të fuqishëm”. Çajkovski u mbështet krijimtarinë e tij në traditat e klasikëve dhe të romantikëve të Evropës Perëndimore e në radhë të parë të kompozitorëve gjermanë e francezë.

Veprat e baletit që mbajnë emrin e tij ndër më të njohurat janë “Liqeni i Mjellmave” (1876), “Bukuroshja e fjetur” (1889) dhe “Arrëthyesi” (1892).

the authorE B